Masa të reja në fuqi nga nesër: Çka ka ndryshuar
Në seancën e Shtabit të Krizave, të mbajtur të Premten, në të cilën u diskutua lehtësimi i masave në luftën kundër koronavirusit, u miratuan masa që do të hyjnë në fuqi nga nesër.
Një risi e rëndësishme është se të gjitha objektet që janë lejuar të punojnë kanë një orar të njejtë pune nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 22 në mbrëmje, percjell Presheva.AL
1. Ndalohet mbajtja e programit muzikor skenik (muzikë live në kopshte).
2. Kafenetë dhe restorantet ende mund të bëjn shitjen e ushqimit ose pijeve në sistemin merre me vete, pavarësisht nëse ato kanë apo nuk kanë bahçe (kopsht), ndërsa shpërndarja mbetet e lejuar 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.
3. Qendrat tregtare mbeten të mbyllura, si dhe kafenetë dhe restorantet që nuk kanë bahçe (kopsht).
4. Që nga nesër, objektet hotelierike që kanë bahç ose kopsht lejohen të punojnë ekskluzivisht jashtë, duke respektuar të gjitha masat epidemiologjike, të cilat, ndër të tjera, përfshijnë maksimumi pesë persona në të njëjtën tryezë, me një distancë të detyrueshme prej dy metrash mes tavolinave.
5. Masa që të gjitha objektet duhet të sigurojnë pajtueshmëri me masën prej të paktën nëntë metra katrorë për person ose vizitor është akoma në fuqi, me përjashtim të klubeve të fitnesit, banjove, palestrave dhe të ngjashme, ku duhet të sigurohen 16 metra katrorë për person.
6. Numri i personave të lejuar përfshin edhe punonjësit.
7. Farmacitë, pikat e karburantit, laboratorët, ordinancat, klinikat veterinare dhe të ngjashme mund të funksionojnë pa ndërprerje çdo ditë, si më parë.