Në Preshevë vetëm 6 të infektuar me koronavirus

Në rrethin e Pçinjes, 48 të tjerë janë pozitivë
Sipas të dhënave më të fundit nga Selia e Qytetit për Situatat Emergjente në Vranje, nga 268 mostra nga rrethi Pçinjes, 48 janë pozitivë për koronavirusin.
Nga ai numër, 6 jane nga Presheva, 19 janë nga Vranja, 10 nga Bujanoci, 5 nga Surdulica dhe Vladicin Han,dhe 3 nga Bosilegrad.