Lajme

Në qershor jepen 60 euro për të papunët që janë të regjistruar në entin për punësim

Qeveria e Serbisë sot do të vendosë për katër rregullore për ndihmën ndaj qytetarëve dhe ekonomisë, ndërsa një lloj ndihme do të paguhet çdo muaj, ka thënë Ministri i Financave Sinisha Mali.

Paraqitja e qytetarëve të rritur për pagesën e ndihmës prej 60 eurosh do të fillojë më 28 prill, ndërsa Ministri i Financave deklaroi se pensionistët nuk kanë nevojë të aplikojnë.

“Ndihma e parë është për të papunët. Ne po fillojmë me një ndihmë prej 60 eurosh për të gjithë ata që janë regjistruar në Shërbimin Nacional të Punësimit në këtë ditë (15 prill).

Kjo ndihmë do të paguhet në qershor” tha ministri i financave ne mediumin publik.

Gjysma e pagës minimale për punonjësit është paguar tashmë në Prill, dhe e njëjta shumë do të paguhet në maj dhe qershor.

Shteti do të paguajë 600 euro për autobus për transportuesit nga prilli deri në shtator. Përveç kësaj, hotelet e qyteteve do të marrin 350 euro për shtrat dhe 150 euro për dhomë në prill.

Në maj dhe nëntor, të gjithë qytetarët e rritur do të marrin nga 30 euro secili dhe në shtator, pensionistët do të marrin 50 euro shtesë.

Regjistrimi i qytetarëve fillon më 28 prill, deri më 5 maj përmes call center sikurse vitin e kaluar. “Vitin e kaluar, 4,350,000 qytetarë kanë aplikuar, plus ata që marrin drejtpërdrejt. Pra, pensionistët nuk aplikojnë. Ata që marrin ndihmë sociale

Related Articles

Back to top button