Nesër në Preshevë pa termin mund ta merrni vaksinën kineze
Vaksinimi kundër kovid-19 pa regjistrim përmes e-Upraves ose qendrës së kontaktit do të organizohet gjatë ditës së martë në Komunën e Preshevës, njofton shtepia e shendetit, percjell Presheva.AL
Qytetaret nga Komuna e Presheves do te kene mundesi diten e marte me 06 prill 2021 ta pranojne dozen e pare te vaksines ne Presheve prej ores 8:00 deri ne ora 20:00.
“Përveç vaksinimit dhe revaksinimit të rregullt që po kryhet në shtëpinë e shëndetit në Preshevë, kemi siguruar doza të vaksinës AntiCovid nga kompania kineze “Sinofarm” që do të jepen për ata që nuk kan termin apo presin për termin, andaj të gjithë që duan të vaksinohen me këtë vaksinë, mund të vijnë nesër” ka thene drejtori i Shtepise se shendetit Driton Salihu.
Që të mund të vaksinohen qytetarët e komunës së Preshevës me vete duhet ta marrin leternjoftimin valid dhe te paraqiten ne shtepine e shendetit ditën e martë me 6 prill, prej ora 08:00 deri ora 20:00.