Lajme
Nexhmedin Ademi zgjedhet Kryetarit i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë

Pas vendimit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për verifikimin e zgjedhjes së Kryetarit dhe anëtarëve tê rinj në Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë, sot më 12 prill 2021 në ambientet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë në një atmosferë vëllazërore u bë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryetarit të ri në Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë.
Me një mandat të ri Mr.Nexhmedin Ademi mori detyrën nga ish Kryetari Sevdail Jakupi.
Kryetari aktual e falenderoi pararendësin e tij Sevdail Jakupi për kontributin e dhënë gjatë mandatit të kaluar.
Që të dy u zotuan se do të vazhdojnë aktivitetin me qëllim të ruajtjes dhe forcimin e vlerave të trashëgimisë kulturore Islame në Luginë të Preshevës.