Presheva në një krizë të gjatë politike!
Kuvendi i Komunës së Preshevës u shpërnda me vendim të Qeverisë së Serbisë në dhjetor të vitit 2020 pasi nuk mbajti asnjë seancë për tre muaj me radhë.
Kriza politike u shkaktua nga Lëvizja për Reforma, asamblistët e të cilës u larguan nga kuvendi komunal, duke bllokuar punën e këtij institucioni. Qeveria qendrore vendosi masa të përkohshme në Preshevë dhe caktoi ish-kreun e komunës, Shqiprim Arifin në postin e kryetarit të organit të Përkohshëm.
Para kësaj, për shkak të prishjes së koalicionit qeverisës dhe ndërprerjes së punës për më shumë se tre muaj, Kuvendi i Preshevës u shpërnda në shtator 2017. Edhe atëherë, qeveria formoi një Autoritet të Përkohshëm, presidentin e të cilit e emëroi Shqiprim Arifin, drejtuesin e Alternativës për Ndryshim, i cili ishte në opozitë deri në shpërndarjen e Kuvendit komunal.
Zgjedhjet e mbajtura më 28 mars ishin të tretat me radhë dhe zgjedhjet e dyta të jashtëzakonshme në katër vjetët e fundit.