Lajme

Presheva shkon në zgjedhje të reja nëse deri më 28 prill nuk thirret seanca konstituive

Seanca konstituive e kuvendit te Presheves, duhet te mbahet deri me 28 prill edhe pse ende nuk ka marreveshje per koalicion mes asnjeres parti politike.

Afati ligjor per mbajtjen e seances konstituive eshte 15 dite nga dita e certifikimit te rezultateve te zgjedhjeve, e qe ne Presheve jane certifikuar me date 13 prill pas rivotimit ne fshatin Caravajke.

Deri me tash nuk eshte bere asnje marreveshje koalicionere per qeverisjen 4 vjecare, partia e pare fituese APN i ka ftuar ne takim te gjithe partite me te vogla (PDSH,PVD,LR dhe UDSH) por asnjera nga to nuk ka shkuar ne kete takim. Sipas informacioneve jo zyrtare thuhet se nje koalicion do te ndodhe ne javen qe do te vie ne mes PDSH-se, PVD-se dhe LR-se.

Nese nuk mbahet seanca konstituive deri me date 28 prill vendi shkon ne zgjedhje te reja.

Related Articles

Back to top button