Lajme

Presim mbështetje për Luginën: Urimi për presidenten e re Vjosa Osmani nga Shqiprim Arifi

Kuvendi i Republikës së Kosovës me shumicë votash zgjodhi Vjosa Osmani Sadriun si Presidente të Republikës së Kosovës.

Zgjedhja e znj. Osmani Sadriu si Presidente e Republikës është shpresë për proceset e rëndësishme të Kosovës per implementimin e politikave shtetndërtuese dhe demokratike dhe përfaqësimit dinjitoz në nivele ndërkombëtare si dhe orientimin e politikave në frymën e unitetit në ato vendore.

Votat per zgjedhjen e saj si Presidente nga deputetet e partive tjera janë reflektim i kulturës së lartë të demokracisë që mbretëron në Kosovë, kështu duke rrumbullakosur suksesshëm konsolidimin e gjithë instiucioneve thelbësore të Republikës së Kosovës.

Në emër të të gjithë Shqiptarëve të Preshevës urojmë znj Vjosa Osmani Sadriu për zgjedhjen e saj si Presidente duke shpresuar që çështjet e rëndësishme dhe mbështetja e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës të jenë ndër prioritetet në qeverisjen e saj.

Related Articles

Back to top button