PVD dhe PDSH në heshtje, nuk kanë sqarim pse nuk u takuan me APN-në
Shaip Kamberi kryetar i PVD-së dhe Ragmi Mustafa i PDSH-së kane pranuar ftesën nga kryetari aktual i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, njëherit edhe kryetar i APN-së për takim.
Ftesën e ka bërë publike Shqiprim Arifi i cili ka publikuar ditë më parë në rrejtin social facebook.
Sipas ftesës, Arifi ka thirrur të parin e PDSH-së për shqyrtim të mundësisë për formimin e një koalicioni qeverisës stabil dhe afatgjatë më datë 16 prill 2021 me fillim në ora 11:30, ndërsa te parin e PVD-së ne oren 14:00.
Siç mësohet nga Presheva.AL këto takime nuk kanë ndodhur dhe Ragmi Mustafa dhe Shaip Kamberi nuk i’u janë përgjigjur ftesës së Shqiprim Arifit.
Akoma nuk dihen arsyet se pse Ragmi Mustafa dhe Shaip Kamberi, kane vendosur të mos i përgjigjen pozitivisht ftesës së Shqiprim Arifit i cili ka ftuar në takime të ndara të gjithë liderët e partive politike.
Kryetari Shqiprim Arifi kishte ftuar në takim edhe UDSH-në edhe LR-në, e kjo e fundit edhe publikisht kishte deklaruar se nuk bënë koalicion me APN-në dhe refuzon takimin.
Përveç LR-së e cila eshte deklaruar publikisht per mos pjesemarrje ne takimin e ftuar nga Shqiprim Arifi, partite tjera ende jane ne heshtje dhe nuk kane dhene pergjigje se pse kane vendosur qe te mos takohen me fituesin e zgjedhjeve te 28 marsit.