Regjistrimi për 60 euro fillon në mesnatë

Qytetarët për ndihmën financiare në vlerë prej 60 euro mund te paraqiten sonte duke filluar nga mesnata në portalin e Administratës së Thesarit.

30 eurot e para do të paguhen në maj dhe 30 eurot e tjera në nëntor, njoftoi Ministria e Financave.

Pensionistet, përfituesit e ndihmës sociale dhe personat në burg nuk kanë nevojë të regjistrohen, por paratë do t’u paguhen automatikisht.

Kërkesa e qytetarëve për ndihmë të drejtpërdrejtë prej 60 eurosh, brenda paketës së tretë të ndihmës shtetërore në luftën kundër pandemisë, fillon sonte në mesnatë, në portalin e Administratës së Thesarit idp.trezor.gov.rs, tha Ministri i Financave Sinisha Mali.

Ai përsëriti në Instagram se 30 eurot e para do të paguhen për qytetarët e rritur në maj, dhe 30 eurot e tjera në nëntor.

Back to top button