Regjistrimi për 60 euro nga 28 Prill, ja si të aplikoni!
Pensionistët, përfituesit e ndihmës sociale dhe personat në burg nuk do të duhet të regjistrohen.
Ligji për Regjistrin e Përkohshëm të Qytetarëve të Rritur të Serbisë, të cilëve u paguhet ndihma financiare për të zbutur pasojat e pandemisë kovid-19, hyri në fuqi sot.
Sipas këtij ligji, të drejtën për ndihmë financiare të shtetit në vlerë prej 60 euro, ose dy herë 30 euro, kanë të gjithë shtetasit e rritur të Serbisë të cilët kanë qëndrim të përhershëm në Serbi dhe posedojnë letërnjoftim të vlefshëm më 23 prill, dmth në ditën kur ligji ka hyrë në fuqi.
Regjistrimi elektronik për ndihmën financiare prej 60€ zgjat në periudhën nga 28 Prilli deri më 15 Maj 2021, në adresën idp.trezor.gov.rs, ndërsa aplikimi përmes telefonatës fillon më 5 maj.
Pensionistët, përfituesit e ndihmës sociale financiare dhe personat në institucionin për ekzekutimin e sanksioneve penale nuk do të duhet të regjistrohen, por ata do të marrin ndihmën automatikisht pa paraqitur kërkesën.