Lajme

Si do të rrjedhin procedurat për formimin e pushtetit të ri në Preshevë

Ne Presheve ka perfunduar procesi i numrit te votave dhe jane certifikuar nga KKZ. Presheva tash po perballet me problemin per formimin e koalcioneve.

KKZ ka perfunduar numerimin e votave pas rivotimit ne njesine numer 16 ne fshatin Caravajke dhe zgjedhjet tashme jane certifikuar.

Nga votat e rregullta Aletrnativa per Ndryshim ka fituar 6102 vota ose 14 ulse ne kuvend. Partia Demokratike Shqiptare, si partia e dyte ka 4121 vota ose 9 ulse ne kuvend. Partia per Veprim Demkratik 3345 vota ose 7 ulse ne kuvend. Levizja per Reforma 2601 vota ose 5 ulse ne kuvend. Lista Serbe 1222 vota ose 2 ulse ne kuvend. Unioni Demokratik i Shqiptareve 479 vota ose 1 ulse ne kuvend, ndersa Alternativa Demokratike Shqiptare si partia me e re ne Presheve nuk ka arritur ta kaloje pragun.

Si do te rrjedhe procesi tash pas perfundimit te plote te zgjedhjeve. Gjate dites se djeshme fituasja e ketyre zgjedhjeve APN ka ftuar ne takim te gjithe partit ne diten e neserme per formimin e pushtetit lokal. LR e Sami Salihut ia ka dhene nje pergjigje te shpejt duke i thene se JO me APN-ën në koalicion.

Nese nuk arrihet ndonje marreveshje dhe deshtojne kalicionet e mundshme ne Presheve, ateher vendi shkon automatikisht ne zgjedhje te reja.

Per formimin e shumices se re ne Kuvendin e Presheves, nevojiten me se paku 20 vota te keshilltareve te kuvendit.

Related Articles

Back to top button