Sputnik V efektive kundër llojeve të ndryshme të koronës
Vaksina ruse Sputnik V është efektive kundër shtameve britanikë, Afrikës së Jugut dhe Brazilit të kovid 19, tha sot drejtori i Qendrës Kombëtare të Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji të Ministrisë Ruse të Shëndetësisë “Gamaleja”, Alexander Gincburg.
“Në lidhje me llojet që diskutohen gjerësisht sot, të tilla si llojet britanike, afrikano-jugore dhe braziliane … mund të themi me siguri që Sputnik V siguron mbrojtje ndaj llojeve të ndyshme që aktualisht janë në qarkullim dhe kanë potencial epidemiologjik “tha ai.
Sidoqoftë, shkencëtari rus shtoi se nuk mund të ketë asnjë garanci të plotë se vaksina do të sigurojë mbrojtje kundër të gjitha llojeve që mund të shfaqen në të ardhmen.
Duke komentuar mbi llojin siberian SARS-CoV-2, Ginzburg tha se qendra e Gamaleya nuk e studioi atë.
“Padyshim që kolegët tanë nga Rospotrebnadzor (Shërbimi Federal Rus për Mbikëqyrjen e të Drejtave të Konsumatorit dhe Mirëqenies së Njeriut) e kanë studiuar këtë dhe shpresoj se do të krijojnë pemë filogjenetike që ilustrojnë se si këto mutacione të reja, këto lloje të reja, lidhen me ato që tashmë qarkullojnë në mesin e popullatës sonë- theksoi ai.