Studimi i Pfizer/ Izraeli bëhet gati të fillojë vaksinimin anti-COVID për fëmijët 12-15 vjeç
Pas publikimit të rezultateve të efektivitetit të vaksinës së Pfizer, Izraeli lideri deri tani i fushatës së vaksinimit në botë për 100 banorë, planifikon të nisë së shpejti vaksinimin në grupmoshat 12 deri në 15 vjeç.
Në pak muaj, nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, sistemi i shëndetit publik të Izraelit pritet të fillojë vaksinimin e rreth 600,000 të rinjve nga mosha 12 deri në 15 vjeç.
Pas fushatës për të vaksinuar ata 16 e lart, këtë herë sfida nuk është logjistike dhe nuk përfshin ndonjë pasiguri në lidhje me disponueshmërinë e vaksinës. Por sfida më e madhe do të jetë bindja e prindërve për rëndësinë e vaksinimit të të rinjve kur ata nuk janë në kategorinë e të rrezikuarve nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë pret konfirmimin e Administratës Amerikane të Barnave për sigurinë e vaksinës dhe më pas ato do t’u ofrohen fëmijëve.
Izraeli ka arritur të marrë një shkallë të lartë vaksinimi dhe vendi prej javësh ka dalë nga shtetrrethimi I tretë dhe dalëngadalë po I rikthehet normalitetit.