Lajme

Të dhënat e vaksinave kineze në përputhje me OBSH-në: Efikase dhe të sigurta

Prodhuesit kinezë të vaksinave “Sinopharm” dhe “Sinovac” kanë paraqitur të dhëna për vaksinat e tyre Covid-19, duke treguar nivele të efikasitetit që do të ishin në përputhje me ato të kërkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha kryetari i një paneli këshillues të OBSH-së, raporton agjencia “Reuters”.

Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve i OBSH-së (SAGE) shpreson të lëshojë rekomandime për ato vaksina deri në fund të prillit, tha kryetari i tij Alejandro Cravioto në një konferencë në Gjenevë.

“Informacioni që kompanitë ndanë publikisht javën e kaluar tregon qartë se ato kanë nivele të efikasitetit që do të ishin në përputhje me kërkesat që OBSH-ja ka kërkuar”, -tha Cravioto.

“Kjo do të thotë rreth 50% (efikasitet) dhe mundësisht afër ose mbi 70% dhe natyrisht, ata kanë të gjitha të dhënat e sigurisë për të treguar se kjo vaksinë nuk do të shkaktojë asnjë dëm te njerëzit”.

Related Articles

Back to top button