Lajme

U mbajt Forumi Rajonal (online) me temë: “Shlyerja, ç’regjistrimi i banorëve shqiptarë nga regjistri i adresave në Sërbi”,

Pa adresë në shtëpin tënde!

U mbajt Forumi Rajonal (online) me temë: “Shlyerja, çregjistrimi i banorëve shqiptarë nga regjistri i adresave në Sërbi”, – organizaur nga Drejtoria për Inkluzion Preshevë. Takimin e hapi moderatori Shkëlzen Limani i cili shkurtimisht prezentoi gjendjen aktuale sipas disa të dhënave nga hulumtime të ndryshme rreth pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Pastaj fjalën e mori Shkodran Ismaili doktorant pranë Universitetit të Vjenës, i cili theksoi rëndësinë e të qenurit (jo)resident dhe të drejtat e detyrimet që dalin nga ky subjektivitet bazë i së drejtës civile. Përveç situatës shqetësuese në Medvegjë si pasojë e pasivizimit të adresave edhe në Preshevë e Bujanoc një fenomen i ndryshimit të numrave të shtëpive, shkronjave në emërtimet e disa rrugëve e të ngjajshme, kanë sjellur mjaft telashe e vështirësi në paisjen me dokumentacion të banorëve të këtyre komunave.Gjithashtu z. Ismaili theksoi nevojën e ngritjes së një ekipe profesionistësh për trajtimin e kësaj problemtike mjaft delikate në kuadër të KNSH së. Ndërsa Nadije Beqiri deputete nga Bujanoca në Kuvendin e Republikës së Sërbisë gjatë fjalës së saj theksoi diskriminimin e vazhdueshëm që po i bëhet shqiparëve të këtyre Komunave sidomos pas çlirimit të Kosovës në vitin 99. Të lindësh, rritesh, jetosh, plakesh e vdesësh në vendin tend e të mos pajisesh me dokumentacion, këtë e bënë vetëm shteti Serb, theksoi më tutje ajo. Kjo çështje është ngritur nga ne nëpër të gjitha instancat shterore e ndërkombtare. Mirëpo Tirana e Prishtina zyrtare kontributin e tyre e kanë të mangët në këtë drejtim. Po ashtu ajo theksoi nevojën e ngritjes së zyres pranë qeverive përkatese në Prishtine e Tiranë për të qenë më pranë problematikave dhe diskriminimit që po i ndodh shqiptarëve në Sserbi. Gjithashtu ajo bëri thirrje, që gjitha subjektet të unifikohen për trajtimin dhe adresimin e kësaj problematike nëpër instanca shtetërore e ndërkombëtare.

Kurse kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar nga Bujanoci Ragmi Mustafa në fjalën e tij përmendi raportin që kishin përgatitur për për problematilën e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në sërbi, të cilin i kishim përcjellur mjaft institucioneve e mes tjerash edhe ish ministrit të punëve të jashtme të Shqiprisë G. Cakaj dhe ish ministres së punëve të jashtme të Kosovës M. Stublla – Haradinaj të cilët e kanë ngritur këtë çështje në diplomacinë europiane e ndërkombëtare. Pasivizimi ka filluar tash e një dekadë dhe KKSH ka qenë e informuar nga qytetarët shqiptarë për këtë shqetësim. Sipas të dhënave zyrtare nga minsitria e brendshme, për 3 vitet e fundit, në Medvegjë janë pasivizuar rreth 1700 adresa. Ndërsa po nga këto të dhëna janë pasivizuar rreth 600 adresa këto 10 vitet e fundit në Bujanoc! Si rrjedhojë e kësaj me mbështetjen e qeverisë shqiptare kemi hapur zyrën e KKSH-së në Medvegjë që synim ka ndihmën e qytetarëve shqiptar për tajkalimin e këtyre problematikave dhe grumbullimin e dokumentacionit të nevojshëm. Ne po ballafaqohemi me qytetarë që janë nga Lugina e Presheves që nuk posedojnë dokuementacion identifikues dhe jetojnë në Kosovë, ku edhe atje nuk janë paisur me dokumentacion sepse nuk kanë ofruar asnjë dokument identifikues paraprak. Për trajtimin e kësaj problematike KKSH është e hapur për bashkëpunim me secilin qytetar, sektorin joqeveritar, instituconet lokale e shtetërore me qëllim që ti ndihmohet qytetarëve tanë që të rregullojn çështjen e residences.

Si përfundim u dakordësua që të gjitha institucionet lokale, rajonale, joqeveritare të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës të bashkëveprojn duke ngritur mekanizma për vlerësimin e gjendjes faktike në teren dhe paraqitjen me fakte të grumbulluara nga tereni për trajtimin e kësaj çështje nga institucionet shtetërore, ato rajonale e ndërkombëtare.

Related Articles

Back to top button