Lajme

Vaksina kineze, e “preferuara” e Preshevarëve

Deri më tani, 7031 persona janë vaksinuar në Preshevë.

Gjatë ditës së sotme, 78 persona janë vaksinuar me dozën e parë nga Pfizer, 2 me dozën e parë nga kompania Sinofarm, tha drejtori i Shtepise se Shendetit ne Presheve, Driton Salihu, percjell Presheva.AL

Deri më tani, Vaksinen sinofarm e kane marrë 2441 persona që jane vaksinuar me dozën e parë dhe 1779 persona me dozën e dytë, e kjo duket se eshtw vaksina e preferuar e shume qytetareve nga Komuna e Presheves qe jane vaksinuar deri tani.

1583 persona jane vaksinuar me dozen e pare dhe 541 persona me dozën e dytë me vaksinën Pfizer deri më tani, ndersa 640 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës Astra Zeneca. Në Preshevë javën që lam pas ka arritur edhe vaksina ruse Gamaleya Sputnik V me të cilën janë vaksinuar me dozën e parë 28 persona. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button