Vazhdon vaksinimi në Preshevë, qytetarët tani kanë mundësi të paraqiten pa termin

Deri më tani, 6636 persona janë vaksinuar në Preshevë.
Gjatë ditës së sotme, 13 persona janë vaksinuar me dozën e parë nga Pfizer, 5 me dozën e dytë nga kompania Pfizer, 102 me dozën e parë nga kompania Sinofarm dhe 4 me dozën e dytë nga kompania Sinofarm vaksina antiCovid, tha drejtori i Shtepise se Shendetit ne Presheve, Driton Salihu, percjell Presheva.AL
Deri më tani, Vaksinen sinofarm e kane marrë 2406 persona që jane vaksinuar me dozën e parë dhe 1779 persona me dozën e dytë.
1223 persona jane vaksinuar me dozen e pare dhe 541 persona me dozën e dytë me vaksinën Pfizer deri më tani, ndersa 640 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës Astra Zeneca. Në Preshevë këtë javë ka arritur edhe vaksina ruse Gamaleya Sputnik V me të cilën janë vaksinuar me dozën e parë 28 persona. Presheva.AL