348 studentë nga Presheva do ti marrin 10 mijë dinarë nga komuna
Studentet qe kane aplikuar ne konkursin e hapur nga komuna e Presheves me 22 mars 2021 kane perfituar 348 studente nga 10,000 dinare.
Edhe pse keto mjete jane ndare nga qeverisja e kaluar kete vendim e ka nenshkruar kryetarja aktuale e komunes Ardita Sinani.
Ajo ka shkruar ne rrejtin social ne facebook “Ngritje të kapaciteteve arsimore dhe më shumë mundësi për studentët, nga dora e institucioneve publike, si edhe pushteti lokal. Këto janë pjesë të platformës sime qeverisëse”.
Postimi i plote:
“Sapo nënshkrova vendimin për mbështetjen financiare të studentëve të Komunës së Preshevës.
Nga ky vendim do të përfitojnë 348 studentë në vlerën e 10.000 dinarëve për person. Mjetet do të transferohen në xhirollogaritë e tyre.
Ngritje të kapaciteteve arsimore dhe më shumë mundësi për studentët, nga dora e institucioneve publike, si edhe pushteti lokal. Këto janë pjesë të platformës sime qeverisëse.” ka shkruar znj.Sinani.
Kujtojme se kryetarja aktuale ka publikuar edhe prioritete e saja gjate qeverisjes 2 vjecare ne krye te komunes se Presheves.