Lajme
Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafa presin përfaqësuesit e Bashkësisë Islame
Në kabinetim tim, e shoqëruar nga zv.kryetari i Komunës, z. Ragmi Mustafa prita në takim përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë, i udhëhequr nga kryetari i saj z. Ibrahim Ahmedi.
Në takim diskutuam për problematikat me të cilat KBI e Kosovës në Preshevë përballet, sidomos sa i përket Medresesë së Preshevës.
Nevojat dhe kërkesat për realizimin e tyre deri më tani kanë hasur në vesh të shurdhër, duke mos hasur fare në mbështetjen e institucioneve komunale.
Unë u zotova se do të jem në disponim të plotë për realizimin e kërkesave të KBI.