Lajme

Ardita Sinani, Ragmi Mustafa dhe Sami Salihu nderojnë dhe përkujtojnë dëshmorët e UÇPMB-së (Foto)

E shoqëruar nga zv.kryetari i komunës, Ragmi Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Sami Salihu si dhe kryetarin e OVL të UÇPMB-së, Nazmi Hajredinin në ditën e dëshmorëve të UÇPMB-së, përkujtuam ata të cilët dhanë më të shtrenjtën e tyre, jetën, për një ideal që vazhdon të mbetet i pa plotësuar.

Moralisht e kombëtarisht, mua si kryetare e komunës së Preshevës më jep obligim shtesë përveç obligimeve tjera, rikujtimin në çdo moment të sakricificës së tyre, si dhe familjarëve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës. Njëkohësisht detyra e kryetares së komunës, më jep obligim edhe që të kujdesemi që familjarëve, veteranëve e invalidëve të luftës, përveç respektit të përhershëm, t’i ofrojmë edhe jetë të dinjitetshme.

Sakrifica sublime e heronjëve tanë, për mua do të jetë përveç krenari, edhe kujtim për çdo hap politik të cilin e bëj e do ta bëj në të ardhmen.

Jemi plotësisht të vetëdijshëm se realizimi i synimeve tona, e sidomos i dëshmorëve e të rënëve, në një shtet me agjendë të qartë diskriminuese do të jetë jashtëzakonisht i vështirë. Mirëpo, kjo do të jetë arsyeja e insistimit tim në realizimin e kërkesave tona legjitime, e asnjëherë arsye e dorëzimit e aq më pak e nënshtrimit.

Lavdi e përhershme veprës e sakrificës së dëshmorëve!

Related Articles

Back to top button