Lajme

Arifi dhe Pajaziti vizitojnë familjarët dhe bashkëluftarët e Komandant Lleshit

Shqiprim Arifi dhe Arber Pajaziti ne prag te 20 vejtorit te manifestimit “Ditet e Komandant Lleshit” qe mbahen ne Ternoc kane vizituar familjaret dhe bashkeluftaret e komandant Lleshit-Ridvan Qazimit.

Pajaziti dhe Arifi kane qendruar tek varri i komandantit dhe kane ndare nje foto ne facebook.

“Në prag të 20 vjetorit të manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit”, bashkë me kryetarin Shqiprim Arifin vizituam familjarët dhe bashkëluftëtarët e komandantit të cilët këto ditë po e rregullojnë vendin tek lapidari.

Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Lleshit, lavdi gjithë Dëshmorëve të Kombit!” ka shkruar Arber Pajaziti.

Manifestimi do te filloje me 25 maj dhe do te kete aktivitete te ndryshme.

Ridvan Qazimi ishte një nga komandantët e Ushtrisë çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) e cila në vitin 2000 ishte përplasur me forcat shtetërore të sigurisë. Konflikti përfundoi më 20 maj pas një viti nga fillimi i konfliktit me nënshkrimin e Marrëveshjes së Konçulit, e cila parashikont demilitarizimin e UÇPMB-ës.

Related Articles

Back to top button