Lajme

Cili është qëllimi i thirrjes së seancës së Kuvendit për ditën e hënë në Preshevë?

Në praktikën e politikbërjes dhe institucionale të Kuvendit komunal, gjegjësisht thirrjes së seancës konsituive të Kuvendit komunal, zakonisht kjo gjë bëhet pas arritjes së marrëveshjeve koalicionare paraprake mes subjekteve politike garuese në zgjedhje.

Dihet që deri në këtë moment nuk është arritur asnjë marrëveshje paraprake koalicionare mes subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje, ndërsa në anën tjetër këshilltari i vetëm i subjektit politik UDSH Naser Aziri, edhe pse i vetëm nga subjekti i tij dhe që nuk është pjesë e ndonjë marrëveshjeje të arritur për ndonjë koalicion të mundshëm, i njejti bën thirrje për seancë ditën e hënë më 11 maj 2021, duke e përcaktuar dhe rendin e ditës së seancës së paraparë sipas tij.

Naser Aziri duke e ditur që ka vështirësi në krijimin e një shumice koalicionare, por me qëllim të çertifikimit të mandateve të këshilltarëve, ai keqpërdorë në këtë rast privilegjin e moshës (si këshilltar më i vjetër në këtë përbërje të Kuvendit komunal) dhe krye më vehte ka marrë iniciative për thirrjen e seancës, me qëllim të fillimit të fillimit të numërimit të pagës së këshilltarit, të cilat sipas tij do të fillonin të numëronin nga dita e mbajtjes së seancës konstituive.

Po të mbahej seanca ditën e hënë, sipas Naser Azirit i bie që këshilltarët e çertifikuar në këtë mandat, për muajin maj të përfitonin shumën prej 4.258,00 dinarësh, kur dihet që paushalli mujor për këshilltarët e Kuvendit komunal është diku rreth 12.000,00 dinarë.

Këto mjete do paguheshin nga paratë e popullit, gjegjësisht i taksapaguesve tanë, nga pozicioni i Kuvendit komunal të Komunës së Preshevës.

Related Articles

Back to top button