Lajme

Dy dekada nga marrëveshja e Konçulit / Deklarata e demilitarizimit

Sot dy dekada në Konçul ishin mbledhur prijësit e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Në shtëpinë në të cilën ishte vendosur shtabi përgjithshëm: Shefket Jonuzi, Ridvan Qazimi, Muhamet Xhemaijli, Mustafë Shaqiri, Sami Azemi mirëprisnin delegacionin ndërkombëtar I përberë nga z. Pieter Feith-UN, z. Shawn Sullivan – NATO dhe z. Wayne Porter – EUMM.

z. Feith prezanton marrëveshjen edhe pse dukej se është sqaruar çdo gjë në një proces të ngarkuar negocimi. U nënshkrua nga komandantët e zonave dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Marrëveshje hapi rrugë paqes. Besuan demokracinë nën garancitë ndërkombëtare. Të paktën kështu besohej deri sa tri ditë më vonë bie dëshmorë njëri nga nënshkruesit.

Megjithatë nënshkruesit ndërkombëtar garantuan që përmes demokratizimit të Serbisë, shqiptarët do të realizonin të drejtat individuale e kolektive në përputhje me ambiciet politike.

Serbia përmes centralizimit të institucioneve është duke bërë deintegrimin institucional e social.

Kërkojmë gjithëpërfshirje për barazi. Barazi për zgjidhje. Zgjidhje për paqe. Paqe për gjithëpërfshirje.

Edhe sot pas dy dekada kjo marrëveshje mbetet referencë për angazhim e veprim politik të shqiptarëve të Luginës.

Related Articles

Back to top button