Lajme

Ja si duket pasaporta “COVID-19” për qytetarët e Preshevës (DOKUMENT)

Të gjithë qytetarët që kanë pranuar dy dozat e vaksinave kundër COVID-19 mund të pajisen me certifikatë, apo të ashtuquajturën “pasaportë” COVID-19 për të udhëtuar jashtë shtetit. Bëhet fjalë për dokument vërtetim përmes të cilit dëshmohet se qytetari është vaksinuar me dy dozat e vaksinave, përcjell Presheva.AL

Dokumenti është i vërtetuar me vulë digjitale nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa çdo qytetarë mund ta sigurojë përmes mjekut amë. Periudha e kohëzgjatjes së sigurimit të këtij dokumenti është njëjavë, por gjatë periudhës së ardhshme pritet të shkurtohet.

Dokumenti apo pasaporta është e shkruar në sërbisht dhe anglisht ku janë të shkruara të dhënat e pacientit si dhe periudhat e pranimit të vaksinave. Por një dëshmi për të udhëtuar jashtë është edhe ‘bar kodi’ në dokument, që mund të konfirmohet lehtësisht.

Related Articles

Back to top button