Lajme

LR do ta emërojë ndihmës kryetar të komunës së Preshevës Xhelal Memetin

Xhelal Memeti do te rikthehet në skenën politike në komunën e Preshevës, pasi siç mësohet ai do të emërohet Nënkryetar i Komunës së Preshevës.

Sipas informacioneve shpejt do të zyrtarizohet vendimi mbi emërimin si Nënkryetar të Komunës së Preshevës të Xhelal Memetit.

Këtë besim Memetit pët ta marrë këtë post ia ka dhënë Lëvizja për Reforma te cilës i takon ky post.

Gjithashtu meret vesh që Xhelal Memeti do të pranojë këtë post, me zotimin që projektet e filluara para 4 viteve t’i realizojë duke qenë në këtë menyrë një nga Nënkryetarët apolitik dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Related Articles

Back to top button