Lajme

Lumir Abdixhiku pret në takim deputetin Shaip Kamberi

Deputeti Popullor Shaip Kamberi, u prit sot nga kryetari i LDK- së z.Lumir Abdixhiku

Sot, në Zyret e LDK-së pata kënaqësinë që bashkë me nënkryetarët Haziri e Quni të pres në takim zërin e shqiptarëve në Luginë, deputetin Shaip Kamberin.

Si deputet i guximshëm, i drejtë e i drejtpërdrejtë, qëndrimet e tij në Parlamentin e Serbisë kanë treguar gjithmonë të vërtetën e vetme mbi shtypjen që ushtrohet ndaj shqiptarëve në Luginë dhe të shkuarën e regjimit – që dhe sot s’ndryshon dot – mbi Kosovën.

Zëri i tij s’është zë i vetëm. Puna e angazhimi i tij s’janë angazhime të vetme.

LDK do të jetë një derë e hapur bashkëpunuese me secilin përfaqësues politik shqiptar që punon drejtë e mbarë për shqiptarët kudo që janë, ka shtuar vec tjerash kryetari i LDK Abdixhiku.

Related Articles

Back to top button