Lajme
Mbërrijnë pakot e vitaminave për penzionerët edhe në Preshevë
Shpërndarja e paketave me vitamina për pensionistët filloi të me 12 prill dhe do të vazhdojë deri më 5 qershor, kështu kanë njoftuar nga Fondit Republikan të Sigurimit Shëndetësor, percjell Presheva.AL
Paketa përmbanë vitamina C dhe D3, si dhe zink.
Edhe në Preshevë tashmë ka filluar pranimi i kësaj pakoje nga pensionistët. Penzionerët në pakon me vitamina kanë marrë edhe një mesazh nga qeveria serbe e cila në pako kishte shkruar “sepse mendojmë për ju”.
Të kujtojmë, përveç vitaminave, pensionistët do të pranojnë edhe një shtesë prej 50 euro dhe ata gjithashtu do të marrin edhe dy herë nga 30 euro, të cilat janë planifikuar për të gjithë qytetarët e rritur në maj dhe nëntor.