Lajme
Me 118 vota rizgjidhet drejtoreshë e shkollës Fitore Sahiti
Kolektivi në Shkollën Fillore Prof Ibrahim Kelmendi në Preshevë me shumicë votash kanë votuar zonjën Fitore Sahiti për postin e drejtoreshës.
Ajo ka marrë besimin e 118 votave që ishin pro zonjës Sahiti, 20 vota kundër, 6 vota ishin të pavlefshme dhe 26 fletëvotime të papërdorura.
Deri më tani aspekti procedural në marrjen e besimit nga këshilli i prindërve dhe kolektivi i shkollës ka qenë pro kandidates për drejtoresh, Fitore Sahiti duke siguruar shumicë absolute. Tani mbetet mbledhja e këshillit të shkollës dhe pëlqimi i ministrisë së arsimit për emërimin e zonjës Sahiti në postin udhëheqës.
Fitore Sahiti në këtë periudhë kohore ushtron postin e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës në këtë shkollë.