Në Greqi kush futet dhe del pozitiv me koronë mund të paguajë një gjobë prej 5,000 eurosh
Pesëmbëdhjetë ditë më parë, Greqia hapi kufirin e saj me Maqedoninë e Veriut dhe që nga ajo kohë, kanë filluar turne të organizuara turistike ose udhëtime individuale në Greqi.
Tani për tani nuk ka bllokim të trafikut në vendkalimin kufitar Evzoni, automjetet vonohen në të dy drejtimet për dhjetë minuta, dhe siç njofton Policia Kufitare, intensiteti i trafikut po rritet dita ditës, por vonesat më të mëdha në kufi priten nga mesi të muajit tjetër.
Për të hyrë në Greqi, qytetarët tanë duhet të kenë një certifikatë vaksinimi ose një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë dhe një formular të plotësuar PLF. Udhëtarët gjithashtu testohen rastësisht në vendkalimin kufitar.
“Nëse rezultati është pozitiv, pasagjeri qëndron këtu në karantinë për 14 ditë, nëse nuk i përmbahet karantinës ai paguan një gjobë prej 5,000 euro. Një udhetare qe del pozitiv me koronavirus ka mundesi të kthehet në shtëpi” thotë Petru Andreas, nga policia kufitsre greke.