“Ne jetojmë në Sërbi por kur vdesim varrosemi në Kosovë” VIDEO
Me vite familja Rashiti varrosen ne keto varreza, por pas luftes se Kosoves varrezat e fshatit i ndan kufiri.
“Ne banoret e fshatit Depce jetojme brenda teritorit te Serbise por kur vdesim varrosemi ne teritorin e Kosoves, kemi varreza te perbashketa me fshatin Kureç i cili gjindet ne Kosove”. thote Zeqirja Rashiti per DW.
“Para lufte ne fshatin tone kane jetuar 22 familje por tash kane mbetur vetem 5 familje” shton banori i ketij fshati.
Disa jane kthyer dhe madje per te jetuar ne vendlindjen e tij Mejdi Ibrahimi ka lene jeten ne shtetin e Zvicres dhe eshte kthyer ne fshatin Depce. Ai me familjen e tij sebashku kujdeset per 300 dele ne fshatin Depce. Por edhe atij kufiri mes Serbise dhe Kosoves ia rendon jeten.
“Shumica e familjes sime jetojne ne Gjilan ne Kosove dhe kur dikush deshiron me na vizitu duhet te shkojme deri tek kufiri dhe perseri te kthehemi ne fshat, shumica e tyre per shkak ketij kufiri nuk vijne te na vizitojne” thote Mejdi Ibrahimi ne nje interviste per DW.
“Ne fshatin Peçenë per momentin nuk ka kushte per jete, nuk ka rryme e as ujesjelles. Gjysma e fshatit Sefer eshte pa rryme dhe pa uje, ne Depce ka kushte me te mira, jane rregulluar disa rruge eshte siguruar furnizmi me rryme dhe uje, prandaj ka kushte per jetese ne kete fshat” thote kryetari i bashkesise lokale te fshatit Depce Zeqirja Rashiti.