Nga 1 qershori lejohen dasmat hiqen maskat në Maqedoni
Komisioni i Sëmundjeve Infektive propozon lehtësimin e masave restriktive për mbrojtje nga Covid-19, shkruan Alsat, transmeton Presheva.AL
Si rrjedhojë, Komisioni propozon;
-Nga 1 qershori të hiqet detyrimi për maska mbrojtëse në ambiente të hapura. Ndërsa të vazhdojë mbajtja e maskave në ambiente të hapura publike.
-Të hiqet ndalesa për grupim të njerëzve. Gjatë grupimit eventual të më shumë personave, të mbahet maskë.
-Të lejohet organizimi i dasmave me kapacitet prej 50 për qind, në ambiente të hapura, por jo me më tepër se 100 të ftuar. Në një tavolinë të jenë prezent maksimum gjashtë persona.
-Aktivitetet sportive në ambiente të hapura të organizohen me publik, por me kapacitet prej 30 për qind të stadiumeve-sallave.
-Objektet gastronomike të pranojnë nga 6 persona në tavolinë, ndërsa masat tjera të mbeten në fuqi.
-Ora policore të mbetet në fuqi.
-Nga 15 qershori do të lejohet organizimi i koncerteve në ambiente të hapura, nën protokollet që do të përgatiten nga Komisioni për Sëmundje Infektive.
Vendimet përfundimtare në lidhje me propozimet e KSI-së duhet t’i marrë Qeveria.