Lajme
Nga 15 qershori turistët nga Serbia nuk do të paguajnë taksat e rrugës në Maqedoninë e veriut
Qeveria e Maqedonisë Veriore ka siguruar rreth 200,000 bileta elektronike të taksave, të cilat do t’u shpërndahen turistëve serbë të cilët do të kalojnë nëpër Maqedoni nga 15 qershor deri më 15 gusht, njoftoi qeveria në Shkup.
Kartat, me vlerë rreth 2.8 milion euro, do të shpërndahen në vendkalimin kufitar Tabanovce.
Qeveria në Shkup, e cila më parë njoftoi se qytetarët e Serbisë nuk do të paguajnë taksën në shenjë falënderimi për ndihmën që Serbia dha gjatë vaksinimit kundër virusit korona, urdhëroi rreth 200,000 karta.