Nga koalicioni aktual, PDSH humbësja më e madhe
Pas arritjes së marrëveshjes për formimin e koalicionit të gjerë në përbërje PDSH-PVD-LR-UDSH, në bazë të pozitave që tashmë janë ndarë brenda subjekteve politike, i bie që PVD dhe LR të jenë subjektet fituese më të mëdha.
Përse pikërisht këto dy subjekte janë përfituesit më të mëdha të marrëveshjes?
Duke u nisur nga numri i këshilltarëve në Kuvendin komunal, LR me 5 këshilltarë ka arritur të përfitojë pothuajse pozitat kyçe dhe rreth 50% të drejtorateve mjaft me peshë në pushtetin lokal, duke patur parasysh që ka marrë pozitën e kryetarit të Kuvendit, sekretarin e Kuvendit, ndihmës kryetarin e komunës, dy anëtarë të Këshillit komunal, kryeshefin e Administratës komunale, poashtu drejtoratet ndër më kryesore si Financat, Urbanizimin dhe Veprimtaritë shoqërore, si dhe dy pozita të udhëheqësit të institucioneve publike ku themelues është KK, Biblioteka e qytetit dhe Qendra për punë sociale.
LR ka arritur këto pozita falë peshës së 5 votave në Kuvendin komunal, pa të cilat PDSH dhe PVD nuk do t’ia dilnin t’a formonin koalicionin.
Poashtu, edhe PVD cilësohet deri diku fituese e kësaj marrëveshjeje, për shkak të sigurimit të pozitës kyçe dhe kulminante – atë të kryetarit të komunës, edhe atë në dy vitet e para të mandatit, përfshirë dhe disa pozita tjera të drejtorateve me të cilat do të udhëheqë ajo.
Në anën tjetër si humbëse më e madhe e dalur nga kjo marrëveshje konsiderohet subjekti i PDSH-së, i cili edhe pse me 9 këshilltarë, arriti të sigurojë minimumin e pushtetit, qoftë në pozita përfaqësuese apo edhe pozita udhëheqëse të drejtorateve, e ajo që është më nënçmuesja në këtë marrëveshje, është pozita e kryetarit të komunës, tek pas dy vitesh që eventualisht do t’a marrë me rotacion nga PVD.
Për PDSH-në edhe më nënçmuese e bën kjo marrëveshje fakti që pozita e kryetarit që do të merret nga PDSH pas dy vitesh, vihet në pikëpyetje se a do të përkrahet nga vetë këshilltarët e PVD-së poashtu edhe të LR, kur dihet se atë do t’a marrë Ragmi Mustafa pas Ardita Sinanit, pasi zvarritja e marrëveshjesh pothuajse maratonike, ka ardhur pikërisht për shkak të kundërshtive të mëdha të 3 këshilltarëve të PVD-së që e lidhin drejtpërdrejtë me emrin e Ragmi Mustafës, që nga burime të sigurta brenda PVD-së ekziston një marrëveshje interne që kësaj radhe të votohet ky koalicion edhe nga ata, kurse kur të vijë koha e rotacionit dhe ndërrimi i pozitës së kryetarit të komunës nga Ardita Sinani tek Ragmi Mustafa, këta 3 këshilltarë të mos e mbështesin një kandidaturë të Ragmi Mustafës, gjë që i bie që PDSH pavarësisht që me numrin më të madh në këtë përbërje prej 9 këshilltarësh, të viktimizohet në humbje të pjesës më të madhe të pushtetit, si dhe pas dy vitesh të zhgënjehet me një divorc koalicionar, të servuar nga PVD dhe LR.
Pas këtij momenti, shtrohet pyetja se si do të mbijetojë më PDSH dhe kush do t’a trashëgojë në të ardhmen elektoratine saj?
Mos vallë a i bie që Sami Salihu përveç fitimtarit aktual nga kjo marrëveshje, të dalë dhe fitimtari afatgjatë dhe trashëgimtar i plotë i PDSH-së?
Mbetet të shihet…