Lajme
Nga nesër hapet BE, lehtësim për vendet e treta
Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e kufijve për qytetarët e vaksinuar dhe lehtësimin e hyrjes së shtetasve të vendeve të treta.
Nga nesër, shtetasit e vendeve të treta do të lejohen të udhëtojnë në Bashkimin Evropian, nëse kanë marrë Pfizer, Astrazeneca, Johnson dhe Johnson ose Modern.
Kur bëhet fjalë për vaksinën kinez Sinofarm atë Ruse Sputnik V, shtetet do të vendosin vetë nëse do të pranojnë njerëz të vaksinuar me ato vaksina.
Qiproja tashmë ka shtuar Sinofarmin në listë dhe ky vendim është i vlefshëm nga e Premtja.