Lajme
Ngarkime e shkarkime të Premten në Kuvendin e Preshevës
Seanca e dytë e Kuvendit komunal në Preshevë do të mbahet të premten duke filluar nga ora 10:00.
Është ftuar seanca e dytë e Kuvendit komunal në Preshevë për ditën e premte, më 28.05.2021. Në rend dita ka 30 pika shumica prej tyre shkarkime dhe emërime të këshillave drejtues e mbikqyrës të institucioneve publike ku themelues është Kuvendi.
Seanca fillon të premten në ora 10:00 dhe pritet të përfundojë të hënën pasiqë do të diskutohet rreth 30 pikave të rendit të ditës.