Për shkak të letërnjoftimit, duhet ti ndryshoni pasaportën dhe patent shoferin, ja sa do t’ju kushtojë
Kur bëhet fjalë për risinë ligjore në lidhje me ndalimin e përdorimit të një letërnjoftimi si dokument për kalimin e kufirit, i cili mund të kalohet pa pasaportë.
Ndryshimet e paralajmëruara në Ligjin për Letërnjoftim kanë shkaktuar konfuzion te njerëzit, veçanërisht ata që janë regjistruar në një adresë dhe jetojnë në një tjetër.
Ata ishin veçanërisht të frikësuar nga lajmet për futjen e një sendi të ri – adresa e vendbanimit të regjistruar në formularin e kartës së identitetit, që do të thotë se kjo adresë do të jetë e dukshme në “plastikën” e dokumentit me çip, e cila nuk ka ka qenë deri më tani.
Pasoja e këtij vendimi ligjor, i cili do të miratohet nga deputetët së shpejti, është që, siç thanë nga Ministria e Brendshme, qytetarët nuk do të lejohen të përdorin kartën e tyre të identitetit nëse ndryshojnë të dhënat e tyre personale, përfshirë adresën. Ata që kanë jetuar në një adresë fiktive deri më tani do të detyrohen të raportojnë adresën e duhur të vendbanimit për të shmangur problemet, për të cilat do të duhet të paguajnë një tarifë prej 340 dinarë.
Sidoqoftë, ndryshimi i adresës përfshin detyrimin për të ndryshuar pasaportën dhe patent shoferin dhe përgatitja e të dy këtyre dokumenteve do t’u kushtojë qytetarëve edhe 4,260 dinarë.
Duke shpjeguar se çfarë do të nënkuptojnë ndryshimet e paralajmëruara në Ligjin për Letërnjoftim për qytetarët, avokati Nebojsha Peroviq theksoi se të dhënat e raportuara për vendbanimin, të cilat ishin në çipin e kartës së identitetit deri më tani, tani do të duken në kartelë dhe do të jenë të dukshme pa çip.
“Sa i përket hyrjes së certifikatës për nënshkrim elektronik në dokumentet me çip, më herët ligji parashikonte që ajo të ishte me kërkesë të mbajtësit të kartës së identitetit, dhe tani karta e identitetit do të jetë një mjet kualifikues i nënshkrimit elektronik. Kjo do të thotë që për pesë vjet, të gjithë qytetarët do të komunikojnë me administratën shtetërore përmes dixhitalizimit. Ky ndryshim sigurisht që ka përparësitë e tij, por edhe disavantazhet e tij kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të dhënave, dhe mund të jetë një thikë me dy teha” mendon Peroviq.
Kur bëhet fjalë për risinë ligjore në lidhje me ndalimin e përdorimit të një letërnjoftimi si dokument për kalimin e kufirit që mund të kalohet pa pasaportë, Peroviq thotë se më së shumti u referohet personave kundër të cilëve po zhvillohen procedurat penale.
“Ata mund të kenë masa për të ndaluar kalimin e kufirit me një kartë identiteti, e cila i referohet kufirit me Bosnjën dhe Malin e Zi. Ministria e Brendshme lëshon një vendim çdo gjashtë muaj dhe sipas këtyre ndryshimeve të reja të propozuara, ai vendim nuk do të jetë më i vlefshëm për gjashtë muaj, por deri në fund të procesit” përfundoi Peroviq.
Lista e çmimeve të zëvendësimit të dokumenteve është si më posht:
1. Tarifat e Shërbimit Kërkesa për ndryshimin e vendbanimit 320 rsd
2. Lëshimi i letërnjoftimit 1,155 rsd
3. Lëshimi i pasaportës 3.600 rsd
4. Lëshimi i patentë shoferit 660 rsd