Lajme

Presheva ende në paqartësi, nuk ka “tym të bardhë” për koalicionin PDSH-PVD-LR-UDSH

Si duket nuk do të ketë më takime mes Perfaqesuesve te ketij blloku në Preshevë.

Dite me pare jane thirrur nga PDSH, PVD-ja dhe LR por nga keto takime ka pasur vetem biseda dhe jo ndonje marreveshje per formimin e pushtetit lokal në Presheve.

Pas takimeve jane mbledhur edhe kryesite e subjekteve ne fjale qe tashme kane filluar bisedimet per marreveshje, por kryesite e subjekteve si duket kane vendosur qe te mos terhiqen nga kerkesat e tyre per formimin e qeverisjes 4 vjecare.

PDSH dhe PVD duan të krijojnë një koalicion qeverisës dhe kanë harmonizuar deri më tani programin qeverisës por nuk po mund të bien dakord për ndarjen e përgjegjësive dhe duket se pika e mospajtimit është posti i kryetarit te komunes. E ndërsa paqartësia vazhdon, seanca konstituive e kuvendit të Presheves eshte thirrur te mbahet te henen, e cila eshte thirrur nga keshilltari me i vjeter Naser Aziri.

Related Articles

Back to top button