Presheva futet në muajin maj pa pushtet dhe me shumë sfida

Po kalojnë një muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve në Preshevë dhe krijimi i pushtetit të ri nuk duket së është afër. Apo shkon Presheva drejt në krize politike?
Presheva nga muaji gusht e deri sot udhehiqet nga organi i perkohshem i cili eshte ne perberje prej 5 antareve nga partite (APN 2 antare, PVD 1 antare, PDSH 1 antare dhe Lista Serbe 1 antare).
Muaji maj Preshevën po e gjen pa pushtet aktual, ndonëse zgjedhjet e jashtëzakonshme u mbajtën me (28 mars 2021). Partia politike e cila doli fituese ne keto zgjedhje nuk arriti ta krijoje koalicionin qeverises me partite e tjera. Tre partitë tjera politike që fituan me pak vota, PDSH, PVD dhe LR, ato nuk po arrijnë të merren vesh për ndarje të posteve kyqe dhe vendi tashmë po rrezikon të hyjë në një krizë politike dhe institucionale.
Shume takime mes ketyre partive po pa rezultate dhe tani me ato kane vendosur qe edhe mos te shkojne ne takime.
Muaji maj e gjen Presheven pa pushtet dhe pa marrëveshje për koalicion. Nderkohe qe sfidat qe e presin vendin tone jane teper te medha. Disa prej ketyre sfidave jane bisedimet mes Prishtines dhe Beogradit si zgjidhje perfundimtare dhe normalizimi i raporteve mes ketyre vendeve e ne kete zgjidhje perfundimtare do te vendoset edhe per fatin e Lugines se Presheves.