Presheva në kolaps politik dhe në kohë pandemie

Zgjedhjet ne Presheve u mbajten me 28 mars 2021, rezultatet zyrtare te zgjedhjeve u certifikuan me 13 prill 2021. Edhe pse ne kohe pandemie Preshevaret iu pergjigjen fteses per te votuar 7 subjekte politike qe garuan ne keto zgjedhje te parakoheshme.

Menjeher pas certifikimit te rezultatit, filluan kalkulimet per nje qeverisje te re, por duket se ende nuk e kane hallin te zgjidhin problemet e qytetareve para interesit personal. Asnjera parti ende nuk ka arritur te krijoje nje koalicion qeverises 4 vjeçar dhe ta ndihmoje popullaten ne kete kohe pandemie.

Zgjidhja me e mire do te ishte te gjithe se bashku te kerkojne spital nga qeveria serbe dhe te punesojne te rinjet dhe te rejat e Presheves. Spitali i Presheves qe eshte kerkuar moti kohe duket se eshte ne plan te fundit dhe ne fillim i kane interesat personale dhe partiake, duke shikuar vetem postin dhe karrikat e institucioneve ne komune te Presheves.

Ne kete kohe pandemie ku e gjithe bota po ndihmon popullaten, politika lokale ne Presheve nuk po mund te vendos asgje dhe bejne takime pafund, takime keto as qe kane ne rend dite hallet e popullates ne komune te Presheves.

Per fund apelojme te gjithe partite politike te vetedijesohen dhe ta ruajme kete pak rini qe na ka mbetur ne trojet stergjyshore dhe tu japim kushte qe te mos largohen nga Presheva. Eshte momenti i duhur te bashkoheni dhe te punoni per popullin.

Artikull i botuar nga redaksia Presheva.AL

Back to top button