Sadri Qazimi: Koalicioni PDSH-PVD-LR-UDSH është joparimor
KONSTITUIMI I KUVENDIT KOMUNAL NE PRESHEVE
Pas perfundimit te zgjedhjeve dhe certifikimit te rezultateve perfundimtare, filluan bisedimet per koalicionin qeverises.
Zgjedhjet i dhane keto rezultate:
APN-ja i fitoi 14 keshilltare
PDSH-ja i fitoi 9 keshilltare
PVD-ja i fitoi 7 keshilltare
LR-ja i fitoi 5 keshilltare
UDSH-ja 1 keshilltare
LISTA SRPSKA 2 keshilltare
KK i Presheves i ka 38 keshilltare.
Sipas rregullores se kuvendit, apo sipas pervojes se deritanishme, subjekti politik qe fiton me shume mandate, e siguron te drejten e formimit te koalicionit qeverises.
Meqe APN i fitoi 14 keshilltare, i duheshin edhe 6 keshilltare, qe te fitoje shumicen prej 20 keshilltaresh ne kuvend.
Pas shume konsultimeve mes subjekteve politike qe zgjati shume, asnjeri subjekt politik nuk pranoi te beje koalicion me APN-ne.
Cilado nga tri partite politike te bente koalicion me APN-ne, do te behej konstituimi i kuvendit.
Partite opozitare vendosen vija te kuqe qe APN-ne ta dergojne ne opozite, edhe pse kjo parti u kishte shkaktuar humbje katastrofale, thene ne zhargonin sportiv i kishte deklasuar.
APN-ja ne keto zgjedhje doli fituese reale dhe morale me 6120 vota dhe 14 keshilltare. Dy here me shume vota se PVD- ja, gati dy here me shume vota se PDSH- ja dhe tri here me shume vota se Levizja per Reforma e Sami Salihut . Keshtu u formua koalivioni joparimor: PDSH, PVD, LR dhe UDSH. Po them joparimor, sepse keto parti nuk kane asgje te perbashket, perpos interesave personale dhe partiake, madje as nuk flasin ne mes veti.
Meqe kishin hesape te vjetra te pasqaruara, u preku sharra ne gozhde dhe kurrsesi nuk munde te merreshin vesh.
Akuzonin njri tjetrin per fyerjet, sharjet, ofendimet, kacafytjet fizike, shitblerjen e keshilltareve, blerja e votave nga elektorari,prishja e koalicioneve,revokimi i kryetarit, Riza Halimi nga PDSH-ja ne vitin 2005, vetem 5 muaj para skadimit te mandatit.
Shkarkimi i Nader Sadikut nga posti i kryetarit te komunes vetem pas 6 muajve. Krejt keto beheshin ne emer te popullit. Per kete arsye quhen koalicione joparimore. Mos te flasim per tenderat, keqperdorimet e funkcioneve, vizitat neper Europe e Amerike etj.
Para disa vitesh PDSH- ne e braktisen 9 keshilltare qe i ngriti e ata si mercenare e lane PDSH- ne me 5 keshilltare.Kur u ndane e formuan LR- ne .Ajo qe eshte me turpshem, e kritikonin Ragmi Mustafen si autokrat me te cilin nuk punohet.
Tani keto subjekte te percara bejne koalicione dhe e anashkalojne APN – ne dhe 6120 vota te popullit, Pra, a nuk eshte ky koalicion joparimor?
Partite politike: PVD, PDSH,UDSH qe 30 vjet e udheheqin- e sundojne Presheven e nuk u be kiameti, kurse APN e Shqiprim Arifit per 3 vjet e paska demtuar rende Presheven, kurse keta qe i permenda per 30 vjet na paskan ushqyer me mjalte.
Opozita e percare e zgjodhi perkohesisht rrugen me te lehte dhe beri komromis. Nuk guxuan te shkojne ne zgjedhje te reja, se do te pesonin disfate me te madhe se ajo qe pesuan partite politike ne Kosove nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
Kuvendi zgjodhi kryetare Ardita Sinanin me mandat dyvjecar-PVD, ndersa Ragmi Mustafa zevendeskryetar per dy vite. Kryetar i K K Sami Salihu.
As Shqiprim Arifi nuk duhet te kursehet per disa sjellje te tij.
Shqiptareve te Lugines u nevojitet unitet me shume se asnjehere deri sot. Po jetojme te getoizuar si indianet e Amerikes ne shekullin 19. Pa status te zgjidhur, gjendje e veshtire ekonomiko- sociale, gjendja ne arsim, ne shendetesi , ne kulture etj.
Shqiperimin e sulmuan si bashkepunetor i Serbise dhe i Vuciqit. Po qe 30 vjet bashkepunuam me Millosheviqin, Gjingjiqin, Tadiqin, Vuciqin, Daciqin e me dreqin e mallkuar.
Shume pune mbeten pa u krye, jo pse nuk deshtem, por nuk mundem dhe nuk duhet t’ia leme fajin njeri tjetrit, duke shitur patriotizem te rrejshem.
Ku na mbeti Referendumi i 1 e 2 marsit 1992 ?
Demokratizimi, decentralizimi,demilitarizimi i Lugines
Roli i Keshillit Nacional.
Fati i lapidarit te deshmoreve te kombit
Ku mbeti bashkimi kombetar?
Mosrespektimi i familjareve te invalideve te luftes.
E kane lene vetem Nazmi Hajredinin te mbroje vlerat e luftes se UCPMB- se
I nderojme vetem per marketing politik.
Ky eshte ppinioni im . Nuk kam qellim ta lendoj askend. Nuk jam avokat i askujt.
Pergjegjesine duhet ta marre secili per veprimet e veta.