Lajme
Shqiprim Arifi shtëpi më shtëpi viziton banorët në Rahovicë dhe Raincë
Sot bashkë me deputetin popullor Argjend Bajramin vizituam dy bashkësite lokale Rahovicë dhe Raincë te dëmtuara nga vërshimet ditë më parë.
Fatmirësisht në të gjitha vendbanimet tona nuk ka pasur lendime apo humbje të jetës. Gjithashtu vlerësojmë solidaritetin e qytetarëve tonë me familjet e prekura nga vërshimet.
Nevojat e tyre financiare janë imediate dhe kërkohet nga pushteti jolegjitim përgjegjësi dhe vigjilencë institucionale.
I njoftuam qytetarët që të startojnë të bëjnë evidentimin e dëmit të shkaktuar nga vërshimet për të mos pasur diskrepanc në mes evidentimit që do të bëher nga Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme.