Lajme

Të dielën mund të nënshkruhet marrëveshja për koalicion në Preshevë

Marrëveshja e koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike Shqiptare, Partisë për Veprim Demokratik, Lëvizjes për Reforma dhe Unionit Demokratik Shqiptarë ende mbetet e pafinalizuar përderisa zyrtarë të të katër partive nuk e kanë caktuar ende kohën e nënshkrimit të saj.

Siç mësohet nga takimi i mbrëmshëm i cili zgjati pesë orë partitë PDSH, PVD, LR dhe UDSH janë dakorduar dhe kanë ndarë postet e udhëheqjes ne qeverisjen 4 vjecare.

Si duket kane arritur ta tejkalojne pengesen dhe tani PVD ka leshuar pe dhe ka pranuar kerkesen e PDSH-se qe posti i kryetarit te komunes te behet me rotacion dhe ti takoj 2 vite PVD-se dhe pas 2 viteve tjera PDSH-se.

Edhe pse ende nuk ka asgje zyrtare kjo marreveshje pritet te nenshkruhet diten e diel.

Related Articles

Back to top button