Vaksina Pfizer mron nga te gjitha llojet e virusit
Laboratori gjerman Biontek njoftoi se vaksina e tij është efektive kundër llojeve të ndryshme të koronavirusit, pasi që asnjë studim në këtë fazë nuk tregon nevojën për një formulë të re.
“Deri më sot, nuk ka indikacione se është e nevojshme një përshtatje e vaksinës aktuale Biontek kundër llojeve kryesore të identifikuara”, tha laboratori, duke shtuar se ishte ende në zhvillim e një “strategjie gjithëpërfshirëse për t’u marrë me ato lloje nëse do të ishte e nevojshme në të ardhmen. ”
Laboratori deklaron se filloi testimin e një “versioni të modifikuar” të vaksinës ekzistuese në Mars.
“Qëllimi i këtij studimi është të hetojë rrugën që Biontek dhe Pfizer do të ndiqnin nëse SARS-COV-2 ndryshonte mjaftueshëm për të kërkuar një azhurnim të vaksinës,” shtoi deklarata.
Një vlerësim është duke u zhvilluar për të parë efektin e një doze të mundshme të tretë në zgjatjen e imunitetit dhe mbrojtjen kundër shtameve të koronavirusit. Ugur Sahin tha në prill se vaksina ishte efektive kundër variantit indian të koronavirusit.
Kompania e vaksinave Biontek dhe Pfizer ishte e para që morri miratimin në Perëndim dhe ata e dorëzuan atë në më shumë se 90 vende të botës. Laboratori planifikon të rrisë prodhimin, për të arritur në tre miliardë doza deri në fund të vitit, krahasuar me 2.5 miliardë doza të planifikuara më parë.