Zyrtarisht e merr postin, Xhelal Mehmeti do të jetë ndihmës kryetar i komunës së Preshevës
Xhelal Memeti apo i njohur ne opinionin Preshevar Xhim Presheva me prejardhje nga fshati Miratoc me vendbanim te perkohshem ne shtetin e Zvicres do te jete ndihmes i kryetares Ardita Sinani nga dita e sotme.
Kete gje e ka bere te ditur vet Mehmeti ne rrejtin social facebook duke njoftuar qytetaret e komunes se Presheves.
“Të nderuar qytetar të komunës së Preshevës
Nga sot zyrtarisht jam ndihmës kryetar i komunës së Preshevës përgjegjës për zhvillim ekonomikë dhe diasporë.
Pozitën e ndihmës kryetarit e kam të besuar nga Lëvizja për Reforma, ku gjej momentin të falemnderoj kryesinë e LR-së dhe kryetarin Sami Salihu për besimin e dhënë.
Un do të jap angazhimin tim maksimal në këto lami në mënyrë që qytetit të Preshevës t’i sjell vetëm të mira.
Me Respekt
Ndihmës kryetar i Komunës së Preshevës
Xhelal Memeti” ka shkruar Mehmeti ne facebook.
Këtë besim Memetit pët ta marrë këtë post ia ka dhënë Lëvizja për Reforma te cilës i takon ky post sipas marreveshjes koalicionare.