A ishte i pranishëm koronavirusi para se shtetet të raportonin rastet e tyre të para?!
Të paktën shtatë njerëz në pesë shtete të SHBA ishin infektuar me koronavirus disa javë para se ato shtete të raportonin rastet e tyre të para.
Kjo u tregua nga një hulumtim i madh i ri qeveritar, që tregon praninë e virusit në vend që në dhjetor 2019.
Pjesëmarrësit të cilët raportuan antitrupa kundër SARS-CoV-2 ndoshta ishin të ekspozuar ndaj virusit të paktën disa javë para se të merrej mostra e tyre, sepse antitrupat shfaqen vetëm rreth dy javë pas infeksionit, thanë studiuesit, raportoi Reuters.
Mostrat mbërritën nga Illinois, Massachusetts, Mississippi, Pennsylvania dhe Wisconsin dhe ishin pjesë e një studimi që mbuloi më shumë se 24,000 mostra të marra për programin kërkimor të Instituteve Kombëtare të Shëndetit midis 2 janarit dhe 18 mars 2020.
Nga shtatë mostrat, tre ishin nga Illinois, ku rasti i parë i konfirmuar i koronavirusit u raportua më 24 janar, ndërsa katër shtetet e mbetura kishin nga një rast secili.
Mostrat e pjesëmarrësve në Illinois u mblodhën më 7 janar, dhe nga Massachusetts më 8 janar.
Të dhënat sugjerojnë që virusi ishte i pranishëm në shtetet amerikane shumë kohë para se të shfaqeshin pikat e nxehta dhe zonat që konsideroheshin pika hyrëse të virusit në vend, tha studimi.