Aplikimi për 3.000 dinarë për të vaksinuarit ka filluar nga sot
Sot është dita e parë që të gjithë qytetarët e vaksinuar mund të aplikojnë për të ashtuquajturën shpërblim shtetëror prej 3,000 dinarësh.
Linku për aplikimin është https://pmi.trezor.gov.rs
Kushti është që ju tashmë të jeni vaksinuar me të paktën një dozë, dhe nëse jo, që të keni aplikuar për vaksinim natën e kaluar deri në mesnatë, dhe në atë rast do të vaksinoheni në shtatë ditët e ardhshme.
Dita e fundit për paraqitje është 15 qershor, ndërsa paratë do të paguhen në llogari menjëherë pas skadimit të këtij afati të aplikimit.
Paraqitja do të jetë e mundur në dy mënyra: në mënyrë elektronike, e cila ka filluar në mesnatë, dhe me telefon, i cili do të mundësohet nga e Premtja, 4 Qershor, në numrin e telefonit që do të publikohet para fillimit punës së qendrës së kontaktit.
Aplikimi elektronik është i mundur përmes faqes në internet të Thesarit, pmi.trezor.gov.rs, dhe procedura ëhstë identike sikurse keni aplikuar për 30 eurot.
Pensionistët pa regjistrim, raste sociale PO
Pensionistët, gjithsej 1.7 milion prej tyre në Serbi, nuk do të duhet të aplikojnë për këtë ndihmë, sepse tashmë ekziston një sistem i vendosur mirë me Fondin e Sigurimeve Pensionale për sa i përket pagesave për më të vjetrit.
Nga ana tjetër, përdoruesit e ndihmës sociale, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të duhet të aplikojnë në mënyrë që të marrin shpërblim prej 3,000 dinarësh.