Lajme

BE vendos: Serbia është në listën e vendeve të sigurta për udhëtime

Vendet anëtare të BE-së kanë vendosur të kthejnë Serbinë në listën e vendeve të sigurta epidemiologjikisht, qytetarët e të cilëve do të lejohen të udhëtojnë në BE.

Në takimin e këtij mëngjesi në Bruksel, ambasadorët e vendeve anëtare mbështetën qëndrimin se Serbia ka një “situatë të kënaqshme epidemiologjike”, e cila u mundëson qytetarëve të saj të udhëtojnë në vendet anëtare pa kufizime.

Përveç Serbisë, lista e vendeve “të sigurta” përfshin Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara, Libanin dhe Tajvanin.

Kjo listë e zgjeruar duhet të hyjë zyrtarisht në fuqi të Premten, 18 Qershor.

Si kujtesë, më 1 korrik të vitit të kaluar, për shkak të shpërthimit të pandemisë Kovid 19, BE prezantoi një listë të të ashtuquajturve vende të treta të sigurta në të cilat kufijtë e BE do të mbeten të hapura.

Lista deri më tani ka përfshirë tetë vende: Australia, Izraeli, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Singapori, Koreja e Jugut dhe Tajlanda.

Lista bazohet në një numër kriteresh epidemiologjike, përfshirë shkallën e vaksinimit, dhe me azhurnimin më të fundit, përfshin 15 vende.

Related Articles

Back to top button