Lajme
Bëhuni gati, “goditja e nxehtësisë” po vjen FOTO
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Republikës së Serbisë, “goditja e parë e nxehtësisë” na pret këtë javë.
Gjegjësisht, moti më i freskët pritet sot, me temperatura rreth, ose pak më shumë se 20 gradë, por që nga e marta, zhiva në termometër ngadalë do të fillojë të lëvizë lart, kështu që deri në fund të javës do të kemi një mot me temperatura mbi 30 gradë.
Shifra prej 30 gradë, sipas parashikimit aktual të RHMZ, do të tejkalohet të enjten kur parashikohen 31 gradë dhe duhet të jetë 33 gradë të premten.