Lajme
Besnik Tahiri: Pa luftë, nuk merren Presheva, Medvegja e Bujanoci

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është shfaqur ashpër kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.Ai madje tha se Presheva, Medvegja e Bujanoci, s’mund t’i bashkohen Kosovës, pa luftë.
”Kjo punë nuk është me lujt ‘puzzle’”.
“Në këtë shtet ka një histori. Riorganizimi territorial është eksperimenti më i gabueshëm, ka qenë projekti i parë i kryeministrit serb Zoran Gjingjiq”.
”Shkëmbimi territorial, është gabimi më fundamental që i bëhet kombit shqiptar, dhe këtij shteti. Kjo është Kosova”, ka deklaruar Tahiri në Rubikon.